Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Ministerialin euro-ballkanik të Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit.
Rama u shpreh se ka ardhur koha që nga fjalët premtuese të kalohet në vepra premtuese, ndërsa theksoi se BE ka po aq nevojë për Ballkanin Perëndimor sa Ballkani ka nevojë për BE.
Ndër të tjera ai u shpreh se në rajon ka ende çështje të pambyllura, por ‘përmes procesit të Berlinit kemi mësuar se e vetmja mënyrë për t’u marrë edhe me mosmarrëveshjet tona është të përpiqemi të biem dakord dhe të bëjmë sa më shumë’.
“Së pari jam shumë i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj kancelarin Sholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në Rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vend mikpritës.
Në këtë moment përcaktues për Evropën ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është kjo është ajo çka po përpiqemi të bëjmë me këtë samit. Ajo çka po ndjejmë nga të gjitha komunikimet me miqtë tanë të mëdhenj të BE”, tha Rama.
Rama tha se 6000 shoqëri tregtare përfituan nga heqja e barrierave mes vendeve.
“Besoj shumë fort se sa më e mirë të jetë atmosfera e bashkëpunimit, aq më e mirë është hapësira për të trajtuar çështje të vështira. Të biesh dakord, për të mos rënë dakord, nuk na ka penguar për të gjetur fjalën e përbashkët dhe të punojmë së bashku në shumë fusha.
600 mijë shoqëri tregtare në Ballkanin Perëndimor kanë përfituar nga aktivitetet e tregtisë, nga heqjet e barrierave, nga panairet e përbashkëta”, deklaroi ai.
Duke përmendur luftën në Ukrainë, ai tha se është e rëndësishme mos ta shohim luftën si video-lojë, por si katastrofë që duhet të shmanget me çdo mjet.
Rama theksoi se përmes konflikteve më të vogla mund të ndizet një luftë jo vetëm Ballkanike, por evropiane e botërore.
“Sot që lufta është në dyert tona, në Ukrainë, është e rëndësishme mos ta shohim luftën si video-lojë, por si katastrofë që duhet ta shmangim me çdo mjet, kudo, në çdo lloj forme, edhe përmes konflikteve më të vogla që nga historia e rajonit mjafton për të ndezur një luftë Ballkanike, por edhe një luftë evropiane e botërore.
Duhet ta bëjmë këtë rajon një terren të lulëzuar për njerëzit. Falenderoj Dhomat e Tregtisë. Çdo ditë ka nevojë për të bërë më shumë. Na duhet më shumë Evropë në Ballkanin Perëndimor dhe qasje në organizmin e BE, të shumë organizmave të tij, për këtë bëhet fjalë. Ky Saimit dhe këto hapa drejt 16 tetorit, ku të gjithë udhëheqësit mblidhen në Tiranë për këtë bënë fjalë. Pres me padurim rezultatet e këtij takimi dhe sigurisht do të bëjmë maksimumin për të dhënë më shumë për njerëzit që japin kohën, energjinë e tyre, gjithë punën e tyre për ekononimitë tona, sepse kemi shumë mundësi”, citoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




