Ekonomi

BE-ja po vuan recesion ekonomik, PBB-ja u ul 3 herë

Bashkimi Europian u fut në një recesion të thellë me fillimin e vitit 2021 pasi kufizimet e pandemisë mbetën në fuqi dhe mbajtën peng aktivitetin ekonomik të bizneseve dhe mundësinë e shpenzimeve të klientëve.

Vendet më të mëdha të Bashkimi Europian kane ngelur pas me rikuperimin ekonomiko-social nga Covid-19. Ekonomia  e vendeve të BE-së ra tri herë me 0.6% vetëm tremujorin e parë të vitit. Në kontrast, ekonomia e SHBA-se u rrit me 6.4%.

Fondi 800 miliard euro i vendeve të BE-së mund të ndihmojë në rritje, por nuk do të shpërndahet të paktën deri në sezonin veror. Fillimisht Komisioni Europian duhet të miratojë projeksionet e dërguara nga vendet përfituese se si do t’i shpenzojnë efektivisht pjesën që do të përfitojnë. Më pas vendimi do të ratifikohet nga vendet anëtare.

Njëkohësisht, Banka Qendrore e Europës po mban lart nivelin e shitjeve të obligacioneve për të mbrojtur rajonin nga kostot  e larta të huamarrjes që po stimulohen nga rritja ekonomike e SHBA-së.

Vetë ekonomia e zonës së euros nuk pritet të rikuperohet deri në vitin 2021. Ekspertët thonë se vetëm shitja e obligacioneve nuk do të ndihmojë sepse stimuli në inflacion është akoma i dobët dhe ndihma monetare është ende e nevojshme.

Vendet si Italia, Portugalia, Gjermania dhe Republika Çeke u përballën me tkurrje të inflacionit dhe PBB-së.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë