Kryetarja e Komisionit Europian ka paralajmëruar vendet anëtare të BE-së që të mos tërhiqen nga përpjekjet e tyre afatgjatë për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile, pasi Gjermania, Austria dhe Holanda thanë se do të ndezin impiantet e qymyrit pasi Rusia lëvizi për të kufizuar furnizimet me gaz.
Ursula von der Leyen tha se qeveritë duhet të qëndrojnë të fokusuara në “investime masive në burimet e rinovueshme”.
“Ne duhet të sigurohemi që ta përdorim këtë krizë për të ecur përpara dhe për të mos pasur një kthim prapa në karburantet e pista fosile,” tha ajo në një intervistë.
Vendet janë të shqetësuara për shkurtimet e mëtejshme të furnizimeve me gaz, të cilat udhëheqësit e BE-së pretendojnë se janë orkestruar nga Kremlini.
Rritja e menjëhershme e përdorimit të qymyrit, qoftë edhe e përkohshme, ka ngjallur shqetësime se vendet europiane mund të përdorin krizën për të vonuar kalimin në alternativa më pak ndotëse.
Rob Jetten, ministri i Holandës për klimën dhe energjinë, tha se vendi do të ndryshojë ligjet që kërkojnë që stacionet me qymyr të funksionojnë me një kapacitet maksimal prej 35 për qind.
Gjermania dhe Austria njoftuan rinisjen emergjente të impianteve të qymyrit të fshirë të dielën pasi Rusia shkurtoi kapacitetin në tubacionin Nord Stream 1 me 60 për qind javën e kaluar. Tubacioni, i cili kalon përmes Detit Baltik në Gjermani, është një nga kanalet kryesore të gazit rus në Europë. Zyrtarët e BE janë të shqetësuar se Moska mund të shkurtojë më tej furnizimet para dimrit.
Rusia ka fajësuar shkurtimin e kapacitetit për çështjet teknike që prekin tubacionin. Megjithatë, ajo ka refuzuar të plotësojë mungesën përmes rrugëve të tjera të gazsjellësit.
Vende të tjera të BE-së, përfshirë Italinë, pritet të ndjekin Gjermaninë në rifillimin e termocentraleve me qymyr. Shtetet anëtare po përballen me presione ekonomike në rritje për shkak të mungesës së energjisë, me çmimet standarde europiane të gazit që u rritën me më shumë se 50 për qind javën e kaluar. Gazi është të paktën gjashtë herë më i shtrenjtë në eurozonë se sa ishte para pandemisë.
Von der Leyen tha se BE-ja ka “hapa urgjente” për t’iu përgjigjur kërcënimit të rënies së furnizimeve nga Rusia, duke përfshirë masat e kursimit të energjisë dhe “prioritetin” e industrive që marrin gaz. Ajo veçoi për vlerësime përpjekjet e fundit gjermane për të kursyer energjinë, duke thënë se ishte një nga mjetet më efektive të BE-së.
Ajo citoi shifra që tregojnë se konsumi europian i gazit kishte rënë 9 për qind në tremujorin e parë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Industria ka reduktuar përdorimin e gazit pjesërisht në përgjigje të çmimeve gati rekord. Nëse konsumatorët i ulnin termostatet me 2 gradë Celsius, kjo mund të reduktojë ndjeshëm përdorimin e gazit, shtoi ajo.
BE-ja dëshiron të përshpejtojë planet për të rritur prodhimin nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që të gjejë mënyra për të diversifikuar furnizimet e saj me gaz, siç është sjellja e ngarkesave me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga deti nga rajone të tjera.
Von der Leyen tha se komisioni po bënte gjithçka që ishte e mundur në mënyrë që BE-ja në të ardhmen të ishte në gjendje të thoshte “ne bëmë zgjedhjet e duhura”.
Pushtimi i Ukrainës nga Moska i ka shtuar urgjencën planeve të BE-së për të kaluar te burimet e rinovueshme. Sipas planit “REPoëerEU”, blloku synon të shkurtojë varësinë nga energjia ruse, të diversifikojë burimet e tij të gazit dhe të zgjerojë kapacitetin e erës dhe diellit.
Von der Leyen theksoi një udhëtim të fundit në Mesdheun lindor ku BE shpreson se furnizimet me gaz nga ujërat e Izraelit, Qipros dhe Egjiptit mund të ofrojnë përfundimisht LNG shtesë për Europën.Ajo tha gjithashtu se prodhues të tillë si Norvegjia dhe Azerbajxhani po “rriten” duke rritur prodhimin për t’i dhënë BE-së alternativa ndaj furnizimeve me gaz rus, të cilat përbënin deri në 40 për qind të totalit të bllokut përpara pushtimit të Ukrainës.
EPoëerEU do të rrisë investimet në energjinë e rinovueshme dhe do të thjeshtojë rregulloret e planifikimit në mënyrë që projektet, përfshirë fermat e erës, të mund të ndërtohen më shpejt, tha ajo.
“Ne e dimë që tani ato nuk janë vetëm të mira për klimën tonë, por edhe për sigurinë dhe pavarësinë tonë të energjisë.”
Burimi: Financial Times/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




