Analize

BE-ja duhet të mbrojë, jo të hedhë poshtë, reformat e Shqipërisë

Letër nga Willem van Nieuwkerk,drejtor i Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Hagë, Holandë (Financial Times)

Edhe pse mezi vërehet mes debateve politike të BE-së mbi Brexit, emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit, Republika e Shqipërisë është duke ndjekur një agjendë mjaft ambicioze reformash, duke treguar se po hedh themele të fuqishme si një shtet nën sundimin e ligjit, edhe pse dikur ishte një vend totalitar.

Megjithatë, pavarësisht rolit kyç të ekspertëve holandezë në zhvillimin e këtyre reformave, përfshirë edhe organizatën time, parlamenti holandez urdhëroi qeverinë të bllokojë përparimin e mëtejshëm të bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE. Unë e kuptoj presionin politik holandez, që fshihej pas këtij vendimi, por ai nuk justifikon zhgënjimin e institucioneve ndërkombëtare të implikuara në këtë proces dhe pasojat e mundshme për vetë Shqipërinë. Në samitin e fundit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje, reformat e Shqipërisë u përshkruan me të drejtë si "të guximshme”. Është e vështirë që të huajt të kuptojnë shkallën e pengesave për këte lloj program reformash.

Rama dhe Juncker

Ashtu siç e theksonte edhe një raport-progres i Bashkimit Europian mbi Shqipërinë kohët e fundit, procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe po jep rezultatet e para të prekshme. Pas krijimit të institucioneve verifikuese, janë duke u shikuar rastet prioritare. Sistemi gjyqësor i Shqipërisë është duke u përmirësuar tërësisht, në të dyja nivelet, si makro dhe mikro. Në nivelin makro, ka pasur reforma të thella në drejtësi dhe janë miratuar paketa të plota ligjore. Në nivel mikro, po eliminohen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e pakualifikuar ose të korruptuar

Ne besojmë se “Modeli i Shqipërisë” do të jetë i suksesshëm. Duke kombinuar ndryshimet e gjera strukturore me bashkëpunimin operacional për luftimin e krimit të organizuar dhe pastrimin e gjyqësorit, po hidhen hap pas hapi bazat e sundimit të ligjit. Aty ku paguanin dikur mijëra euro për t’i shpëtuar gjyqit, qytetarët shqiptarë do të përballen me gjykimin dhe drejtësinë e paanshme.

Por nëse Holanda vendos veton në mbledhjen e Këshillit Evropian në 28-29 qershor, do të ngadalësojë ose ndalojë totalisht përparimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Pa zotimin e BE-së për të hedhur hapin e ardhshëm në rrugën e integrimit europian, qeveria shqiptare mund të mos jenë në gjendje të përballojnë interesat e forcave politike që punojnë kundër këtyre ndryshimeve.

Një vend ku 80 përqind e publikut, sipas sondazheve, mbështetet pranimin në BE, mund të dorëzohet. Dhe lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, në fakt, kundër të gjitha gjërave që parlamentarët holandezë thonë se kanë frikë, mund të ndalojë. Procesi formal i negociatave siguron mjetet e nevojshme që vendi kandidat të ndjekë këto qëllime dhe që BE-ja të ndihmojë dhe monitorojë në çdo fazë. Por nëse ndalojmë tani rezultatet do të jetë katastrofike.

Vetë BE-ja kishte filluar ta paraqiste modelin e Shqipërisë si një model për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësimin në BE. Të gjashta, duke përfshirë edhe pesë vendet që ishin pjesë e ish-Jugosllavisë, kanë trashëguar sisteme drejtësie shumë problematike, ashtu si vendet e tjera ish-komuniste që janë tanimë anëtare të BE..

Komisioni Evropian duket se është dakort që modeli i përdorur nga Shqipëria duhet të aplikohet përfundimisht në secilin nga vendet e rajonit. Ai mbështetet zbatimin e modelit sidomos në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm. Është në interesin vital të BE-së që sundimi i ligjit zbatohet në të gjithë kontinentin, jo vetën tek anëtarët por edhe tek fqinjët.

Por nesë hapja e negociatave me Shipërinë refuzohet nga Këshilli Europian, komisioni është i pafuqishëm. Edhe pse askush nuk e përmend, në mendjet e shumë parlamentarëve holandezë që kundërshtojnë hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, vlojnë "dështimet" e reformave gjyqësore në Rumani dhe Bullgari në vitin 2007. Demonstrimet e tanishme në rrugët e Bukureshtit janë një provë e qartë se qytetarët rumunë mendojnë se sundimi i ligjit mungon edhe në vendin e tyre. Mungesa e bashkëpunimit gjyqësor në Evropë është bërë gjithnjë e më e dhimbshme kohët e fundit. Ai kërkon përpjekje dhe presion të jashtëm për të ndihmuar qeveritë të veprojnë në interes të vendit dhe jo në interes të tyre. Por siç dëshmon modeli i Shqipërisë, kjo mund të arrihet. Megjithatë, reforma e drejtësisë në Shqipëri është në këtë moment shumë e brishtë. Nëse BE-ja shtyn edhe njëherë tjetër hapjen e bisedimeve të pranimit, ajo do t’u vërë shkelim të gjitha përparimeve që ka arritur Shqipëria gjatë gjithë kësaj kohe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë