Kosova

BE fton sërish në dialog Kurtin dhe Vuçiç, Stano përmend Asocacionin

Pas arritjes së një konsensusi të përkohshëm për targat mes Prishtinës dhe Beogradit, Bashkimi Europian ka ftuar sërish në dialog liderët kryeministrin Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç.
Lajmi u bë publik gjatë një konferencë për mediat nga Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, njëkohësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Josep Borrell. Ai ka konfirmuar në konferencën e përditshme për shtyp të KE-së ftesën që i është bërë liderëve të Kosovës dhe Serbisë për të ardhur në ditët në vjijim në Bruksel lidhur me hapat e mëtejshëm për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve.
“Përfaësuesi i lartë i BE-së i fton liderët, kryeministrin e Kosovês dhe presidentin e Serbisë që të vijnë së shpejti në Bruksel dhe të fillojnë diskutimet për kuadrin e gjerë. Dhe kuadri i gjerë është normalizimi midis palëve me lehtêsimin e BE-së.”
Stano deklaroi se janë duke punuar që të rikthejnë serbët e Kosovës në institucione, si një kërkesë e BE-së.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet e arritura më parë në dialog, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit.
Stano, ndër të tjera, është shprehur se puna do të vazhdojë, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë përpjekjet për stabilizimin e marrëdhënieve.
“Përfaqësuesi special Miroslav Lajçak është duke punuar natë e ditë që ky proces të avancojë. Lajçaku po ashtu do t’i ftojë të dy liderët të takohen dhe të diskutojnë për marrëveshjet e tjera”, u shpreh ndër të tjera ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë