Ka ndodhur

BE dhe SHBA urojnë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri, kanë përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit. Ajo shton se teksa e gjithë bota përballet e me sfidën e pandemisë, shpreson që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, – thuhet në postim.

Edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka uruar besimtarët myslimanë me anë të një postimi në tëitter.

“Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!”,  shkruan Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë