Nga Gazeta ‘Si’- ‘Pothuajse të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian dhe NATO-s janë bashkuar për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, duke filluar një luftë kundër Moskës përmes regjimit nazist në Kiev”.
Kështu u shpreh Minsitri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një videomesazh të shfaqur në forumin e tetë global të diplomatëve të rinj.
Lavrov kujtoi se vendi i tij kishte dhënë një kontribut vendimtar në mposhtjen e Gjermanisë naziste.
“Kjo nuk duhet harruar veçanërisht sot kur dëgjohen thirrje të papërgjegjshme nga Berlini për ta bërë ushtrinë gjermane përsëri më të fortën në kontinent dhe kur pothuajse të gjithë anëtarët e BE dhe NATO-s janë bashkuar në një përpjekje për t’i shkaktuar një disfatë strategjike vendit tonë,”, tha kreu i diplomacisë ruse.
Ai shtoi më tej se Moska të punojë në mënyrë aktive për të formësuar një rend botëror më të drejtë qe bazohet në parimet e Kartës së OKB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



