Kosova

BE dhe KFOR nisin verifikimin ku u kapën tre policët, Stano: Të shtensionohet situata

Lajmi për arrestimin e tre policëve të Kosovës ku Prishtina e Beogradi akuzojnë njëra-tjetrin ka vënë në lëvizje Bashkimin Europian.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, si Radio Evropa e Lirë, ka konfirmuar se institucionet evropiane po e trajtojnë si “çështje urgjente” situatën e krijuar në Kosovë dhe janë në kontakt me Prishtinën, Beogradin dhe me përfaqësuesit e KFOR-it, për të verifikuar ngjarjet në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur janë arrestuar tre zyrtarë policorë kosovarë nga forcat serbe.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, tha Stano në një deklaratë me shkrim.

Zëdhënësi i BE-së i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve.

“Ne përsërisim thirrjen e BE-së për shtensionimin e menjëhershëm dhe vendimtar të situatës”, tha Stano.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë