Nga Gazeta “SI”– Kanali mediatik BBC analizon këngët pjesmarrëse në Eurovizion, duke e cilësuar dyshen e “Shkodra Elektronike” si një bashkim i emigrantëve dhe përvojave të tyre.
Me titullin “Tingujt e pas emigrimit: Kur muzika bashkon rrënjët dhe horizontin” BBC vë në pah kuptimin e thellë të vargjeve të këngës “Zjerm” si një thirrje për reflektim
“Shkodra Elektronike, një duo shqiptare me bazë në Itali, vinë në garë me një përzierje befasuese të muzikës tradicionale të Shkodrës dhe tingujve elektronikë progresivë.

Kënga e tyre “Zjerm” është një thirrje për paqe e bashkëjetesë kulturore një botë pa ushtarë e ambulanca, ku “nafta do të mante erën e jargavanit”. Një imazh poetik dhe surreal, që fton më shumë në reflektim sesa në kuptim të drejtpërdrejtë.
Gjithashtu BBC e liston dyshen shqiptare së bashku me artistë të tjerë të cilët nëpërmjet muzikës sjellin përvojat e emigracionit.
“Nga një dyshe shqiptare në Itali, te një refugjat kongolez në Holandë dhe një baladë e thellë greke për mërgimin ky është zëri i Eurovizionit sot: një skenë që gjithnjë e më shumë pasqyron përvojat e emigrimit, kujtesës dhe identitetit” shkruan BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.