Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tregoi se rritja e normave të interesit ishte një nevojë e krijuar nga kushtet e reja ekonomike që u krijuan nga konflikti në Ukrainë.
Në një takim me Linda Van Gelder, Drejtore Rajonale e Bankës Botërore, Guvernatori Sejko u shpreh se lufta diktoi rishikimin e projeksioneve të mëparshme ekonomike dhe rivlerësimin e përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare.

Lidhur me ecurinë e çmimeve, Guvernatori theksoi se ajo do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend.
Përfaqësuesit e BB-së, vlerësuan se reagimi i shpejtë i BSH-së, ndihmoi stabilitetin e Lekut dhe efekti pozitiv do të shikohet në vijim.
Ata shprehën gatishmërinë për të vijuar të ofrojnë asistencë teknike për Bankën e Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



