Ekonomi

BB: Shqipëria e 35 për shanse të barabarta gjinore për krijimin e një biznesi

Banka Botërore e rendit Shqipërinë të 35-ën nga 187 ekonomi të botës në raportin më të fundit, “Gratë, biznesi dhe ligji 2019”. Pikëzimi që i jepet Shqipërisë në bazë të treguesve të përllogaritur rezulton 91.25 pikë nga 100 në total.

Raporti i BB-së mat mundësitë ekonomike që iu krijohen grave si rrjedhojë e zbatimit të legjislaciont dhe rregullave të një vendi të caktuar.

Pikëzimi i Shqipërisë në këtë raport, me 91.25 pikë bëhet mbi bazën e 8 nën-indikatorëve. Mes tyre; lëvizja e lirë, fillimi i një pune, pagesa, martesa, menaxhimi i aseteve dhe nisja e një biznesi, Shqipëria merr pikët maksimale, 100. Pra në këto 6 drejtime, barazia meshkuj-femra është e plotë. Kurse për treguesin e pensioneve Shqipëria merr 50 pikë nga 100 dhe për lejet e lindjes marrim 80 pikë nga 100.

Në renditjen totale, Shqipëria lë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Japoninë, etj.
Në rajon ne mbetemi pas Serbisë dhe Kosovës. Në vendet e para në listë për barazi të plotë gjinore në lidhje me shanset për punësim dhe zhvillim qëndrojnë: Belgjika, Franca, Danimarka, Luksemburgu, Suedia dhe Letonia. Në vendet e fudnit të listës së 187 ekonomive qëndrojnë: Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Arabia Saudite


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë