Ekonomi

BB: Shqipëria do të ketë rritje të dobët ekonomike për dy vitet në vazhdim. Eksporti i energjisë mund të ndihmojë

Banka Botërore ka parashikuar se për vitin 2022 dhe 2023, ekonomi e Shqipërisë do të rritet me  3.8 dhe 3.7% respektivisht, rritja më e vogël ekonomike për të gjithë vendet e rajonit, pas Maqedonisë së Veriut me 3.7 dhe 3.4%.

Të gjitha parashikimet ndërkombëtare presin që ekonomia e Shqipërisë këtë vit të ketë një ngadalësim të ecurisë së saj.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, sipas BB-së parashikohet të ketë ecurinë me negative të ekonomisë në dy vitet e ardhshme, me 1.4% në 2022 dhe 3.1% në 2023. Kaq vetëm nëse tensionet gjeopolitike midis vendeve nuk përkeqësohen, thekson raporti i Bankës Botërore.

Njerëzit në këtë rajon janë varfëruar, sidomos për shkak të uljes së nivelit të punësimit dhe rritjes së inflacionit, sidomos në fushën energjetike dhe produktet ushqimore.

Banka përcakton si rrezik parësor, nivelin e ulët të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor që lë hapësirë për një tjetër valë të madhe të infektimeve me Covid-10 që mund të ushtrojë më shumë presion ndaj ekonomisë. Por eksportet e energjisë në Shqipëri dhe vendet fqinje janë një element kryesor i rimëkëmbjes.

Për 2022-2023, Kosova parashikohet të ketë një rritje ekonomike me 4.1 dhe 4.4%. Mali i Zi me 5.6 dhe 4.8%. Serbia 4.5 dhe 4%.

Edhe ekonomitë e zhvilluara, si SHBA, Kina dhe shtetet e Europës do të kenë ulje gjatë vitit 2022, me rreth -0.3%, por përveç Europës, në vitin 2023, vendet e mëdha do të kenë ecuri pozitive.

Arabia Saudite pritet të ketë rritjen më të lartë gjatë gjithë 2022-shit, me  1.6%, ndërsa Turqia rënien më të madhe po për të njëjtin vit, me -2.5%.

Përveç kërcënimit të vazhdueshëm nga variantet e reja të Covid-19, BB thekson se në disa vende do të ngadalësohet rritja ekonomike nga viti 2021, kur rritja postpandemike ishte goxha e lartë dhe tani thjeshtë ajo po normalizohet.

Pak ditë më parë, në komunikim me gazetasi.al, Banka e Shqipërisë tha se pritej për një ngadalësim i rritjes ekonomike të vendit tonë, por do jetë e përshtatshme për të ulur inflacionin në objektiv dhe për të kontrolluar tregun e punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë