Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Botërore pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë 3.3% për vitin 2024, nxitur nga turizmi, ndërtimi, konsumi dhe investimet, i pandryshuar nga raporti i pranverës.
BB parashikon një inflacion poshtë objektivit 3%, pasi edhe pse ka presion nga rritja e pagave, mbiçmimi i lekut e kompenson.
Për Bankën sfida e Shqipërisë është popullsia në rënie dhe mungesa e forcës së punës në sasi dhe cilësi.
“Sfidat kryesore të zhvillimit të Shqipërisë janë popullsia e saj në rënie, pjesërisht për shkak të emigracionit; cilësia e dobët e forcës punëtore dhe cilësia e ulët e vendeve të punës të krijuara; ritmi i moderuar i reformave strukturore, veçanërisht në fushat e mjedisit dhe qeverisjes së sektorit privat; dhe presionet fiskale në rritje, për shkak të rreziqeve klimatike, detyrimeve kontingjente dhe rifinancimit të borxhit”, shkruan BB për Shqipërinë.
Një rrezik fiskal mbeten kontratat e Partneritetit Publik-Privat dhe ndërmarrjet shtetërore, kursi i këmbimit, fatkeqësitë natyrore dhe kushtet e pafavorshme globale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.