Nga Gazeta ‘SI’ – Ekonomia e Shqipërisë gjatë vitit 2023 rrezikohet nga emigrimi i popullsisë dhe krijimi i vendeve të punës me cilësi të ulët, si edhe nga kontratat PPP, katastrofat natyrore, kursi i këmbimit dhe presioni fiskal.
Ky është parashikimi i pranverës që Banka Botërore ka bërë për Shqipërinë.
Për rritjen e PBB-së së Shqipërisë, BB vazhdoi me të njëjtin projeksion si në dimër, 2.2 % këtë vit dhe me 3.4% vitin e ardhshëm. Ajo parashikon rënie të inflacionit nën objektivin e 3% në vitin 2025, teksa pret edhe rritje të mëtejshme të normës nga Banka e Shqipërisë.
Banka pret rritje të eksporteve, investimit dhe konsumit në nivele të para pandemisë.

Konsolidimi fiskal do të vijë kryesisht nga ana e shpenzimeve. Nga ana e të ardhurave, qeveria planifikon të vendosë një numër taksash të parashikuara në Strategjinë Afatmesme Fiskale. Borxhi publik pritet të bjerë lehtë në 67.9% të PBB-së në vitin 2023, si rezultat i rritjes nominale më të lartë dhe një reduktim gradual i deficitit fiskal.
BB thotë se rritja e pagës minimale të tatueshme që u rrit në fund të 2022-shit (60 mijë lekë) do të ulë të ardhurat në buxhetin e shtetit.
“Duke pasur parasysh varësinë e Shqipërisë në financimin e jashtëm, kursi i këmbimit, norma e interesit dhe rifinancimet janë rreziqe të larta. Gjithashtu si një ekonomi e vogël, e hapur, Shqipëria është shumë i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.”, -thuhet në raport.
Ekonomia shqiptare ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme përballë goditjeve të njëpasnjëshme që nga viti 2019-2020.
Gjatë 2021-2022 ekonomia përjetoi një rikthim i fortë të rritjes së PBB-në që po rikuperohet plotësisht në nivelet para pandemisë.
PBB-ja reale u zgjerua me 8.5%në vitin 2021, duke tejkaluar nivelin e vitit 2019 me 4.7 për qind dhe duke mbyllur plotësisht hendekun e prodhimit. Nivelet e varfërisë vazhduan tendencën e tyre rënëse në vitin 2022.
Qëndrueshmëria ekonomisë shqiptare u ndihmua nga afërsia me tregun e BE, remitancat në rritje dhe eksportet.
Hidrocentralet, të cilët plotësojnë 85% të kërkesës së brendshme të energjisë në një vit me reshjet mesatare, kanë kontribuar pozitivisht dhe kanë mundësuar njëfarë izolimi nga kriza e vazhdueshme energjetik
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



