Harry Kane ja doli të fitojë titullin e parë në karrierë pas konfirmimit të Bayern si kampion për të 34 herë në Bundesliga. Gjigandët bavarezë fituan titullin e 12 në 13 vitet e fundit kur kampionët në fuqi të Bayer Leverkusen dorëzuan fronin pas barazimit në Freiburg. Dy ndeshje nga fundi Leverkusen mbeti 8 pikë larg Bayern. Ky ishte trofeu i parë për Vincent Kompany në krye të klubit. Ndërsa Kane që ka shënuar 24 gola në 29 ndeshje në Bundesliga i dha fund pritjes 15 vjeçare për titullin e parë kampion.

31 vjeçari kishte humbur mundësi të mira me ish klubin e tij Tottenham, me të cilin arriti dhe humbi Finalen e Champions League në vitin 2019. Si dhe me Anglinë kur humbi dy finale rradhazi në “Euro 2021 & Euro 2024”. Festa e titullit bavarez është planifikuar në “Marienplatz” në 18 Maj. Skuadra do të marrë “Meisterschale” (sic quhet trofeu në Bundesliga) në përfundim të ndeshjes ndaj Borussia Mönchengladbach përpara se të spostohet në qendrën e qytetit të vjetër.

Klubet në Angli shpesh festojnë në paradë me autobusë të hapur por në kontinent skuadrat zakonisht grumbullohen rreth vendeve apo monumenteve të njohura. Borussia Dortmund celebron sukseset aty ku u themelua klubi, në “Borsigplatz”; Real Madrid feston sukseset në “Plaza de Cibeles” – ndërsa Bayern në sheshin “Marienplatz”. Një traditë kjo që vazhdon prej dekadash dhe që iu lejon stafit, lojtarëve dhe tifozëve të festojnë sëbashku.

Tituj kampionë në Bundesliga:
34 – Bayern
9 – Nurnberg
8 – Borussia Dortmund
7 – Schalke 04
6 – Hamburg
5 – Stuttgart, Borussia M’gladbach
4 – Werder Bremen, Kaiserslautern
3 – Koln, Lokomotive Leipzig, Greuther Furth
2 – Hertha Berlin, Viktoria 1889 Berlin, Dresdner SC, Hannover 96
1 – Bayer Leverkusen, Karlsruher FV, Holstein Kiel, 1860 Munich, SpVg Blau-Weiß 90 Berlin, Karlsruher SC, Fortuna Düsseldorf, Eintracht Frankfurt, Wolfsburg, Freiburger FC, Austria Rapid Wien, VfR Mannheim, Rot-Weiss Essen, Eintracht Braunschweig
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.