Nga Gazeta Si – Me golin e shënuar në fund të ndeshjes ndaj Heidenheim në raundin e 15-të, Harry Kane kontribuoi për golin e 100-të në Bundesliga në vetëm 78-të ndeshje me fanellën e Bayern Munich.
Goli i Kane në minutën e dytë të kohës shtesë kompletoi fitoren 4-0 të Bayern ndaj Heidenheim dhe do të thotë se tani ai ka 81 gola dhe 19 asist në elitën e futbollit gjerman.
Për të kuptuar sa impresionuese është kjo arritje, Kane e realizoi atë me 35 ndeshje më pak se mbajtësi i rekordit, sulmuesi holandez Roy Makaay.

“Jam jashtëzakonisht krenar” tha Kane për bundesliga.com në fund të ndeshjes.
“Mendoj se është krejtësisht për shkak të përkushtimit që kam treguar çdo ditë, për punën që kam bërë, dhe gjithashtu për shokët e skuadrës dhe stafin teknik që vazhdojnë të më përmirësojnë. Nuk fokusohem shumë tek këto gjëra, por kur ndodhin, mezi pres të arrij rekordin tjetër. Pra, le të shohim sa shpejt mund të arrijmë 100-en tjetër” – përfundoi anglo-bavarezi.
Bayern do të kthehet në fushë pas pushimeve dimërore në raundin e 16-të në Bundesliga, ndaj Wolfsburg, më 11 Janar në “Allianz Arena”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




