Futboll

Bayern çmontoi Leverkusen dhe nisi shkëputjen në histori

Nga Gazeta Si – Pas fitores 3-0 ndaj ish kampionëve të Leverkusen, Bayern thelloi rekordin në 15 fitore rradhazi dhe 13 fitoret e Milan 1992-1993 (nën drejtimin e Fabio Capello-s), tashmë i përkasin Arkivës.

Vincent Kompany theu çdo paragjykim dhe vazhdon të konsolidojë një mentalitet të fortë fituesi tek skuadra e vetme që i besoi kur ai u kthye në Championship pas vetëm 1 sezoni në Premier League në drejtimin e Burnley-t.

Harry Kane, Luis Díaz dhe Michael Olise janë forca tërheqëse e një skuadre që në prapavijë ka garancinë e Kapitenit veteran Neuer dhe binomit të qendrës Tah-Upamecano.

Në 15 ndeshjet e këtij sezoni, Bayern ka shënuar 54 gola dhe ka pësuar vetëm 10.

Balancimi i një sulmi shpërthyes me një mbrojtje solide, ilustron më së miri dominimin në 5 kampionatet kryesore.

Kjo është vetëm hera e dytë në Bundesliga (prej vitit 1965) që Bayern e nis sezonin në këtë mënyrë.

Nën drejtimin e Hansi Flick në vitin 2020, bavarezët fituan 23 ndeshje rradhazi

Konteksti historik: Starti më i mirë në Evropë
• Bayern Munich: 15 rradhazi në sezonin 2025–‘26
• AC Milan: 13 fitore në sezonin 1992–‘93
• Real Madrid, Tottenham, Borussia Dortmund: 11 fitore rradhazi në sezone të ndryshme (1961–‘62, 1968–‘69, 1960–‘61, 2015–‘16)

15 fitoret e Bayern në startin e sezonit 2025–‘26
3-0 Leverkusen
4-1 vs. Koln
3-0 vs. M’gladbach
4-0 vs. Club Brugge (UCL)
2-1 vs. Dortmund
3-0 vs. Frankfurt
5-1 vs. Pafos (UCL)
4-0 vs. Werder Bremen
4-1 vs. Hoffenheim
3-1 vs. Chelsea (UCL)
5-0 vs. Hamburg
3-2 vs. Augsburg
3-2 vs. Wehen Wiesbaden
6-0 vs. RB Leipzig
2-1 vs. Stuttgart


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë