Gazeta Si – “Duhet hetuar për substancat që kemi marrë në atë kohë. Dopingu ka qenë gjithmonë. Duhet kuptuar, nëse disa nga këto substanca me kalimin e kohës na kanë bërë keq. Kam frikë edhe unë, po u ndodh shumë futbollistëve”.
Dino Baxho, ish-lojtar i Juventusit, Interit, Parmës dhe Lacios, ka folur për ndarjen nga jeta të Xhanluka Vialit, duke ngritur dyshime mjaft shqetësuese. Baxho ka luajtur me Vialin te Juventusi nga 1992-shi në 1994-ën dhe në kombëtare.

“Duhet riparë ajo çfarë kemi marrë në atë kohë, – ka deklaruar ish-mesfushori për ‘Tv7’, – duhet hetuar pak për ato substanca. Nuk e di, nëse ka ardhur prej kësaj, por dopingu ka qenë gjithmonë. Nuk kemi marrë gjëra të çuditshme, sepse ka një përqindje që duhet të ruash, por me kalimin me kohës duhet parë, nëse disa gjëra na kanë bërë keq apo jo’.
Dino Baxho ngre alarmin e dopingut: “Po u ndodh shumë futbollistëve. Në kohën time ishte dopingu. Ishin gjëra normale ato që merrnim, por gjatë kohës që ka kaluar duhet kuptuar nëse i kemi ende në trup apo i kemi nxjerrë jashtë. Pastaj shumë kanë folur për barin e fushave dhe produktet që përdornin dhe që shkaktonin probleme”.
Për Vialin dhe kohët e kaluara me të, Baxho është shprehur: “Kam kujtime të mrekullueshme me Xhanlukën, ishte një lider dhe kishte vullnet për të ndihmuar shumë të rinjtë. Isha në skuadër kur isha 21 vjeç. Thoshte gjithmonë fjalë të mira për ne. Iku shumë shpejt nga jeta jonë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




