Kryeministri Edi Rama ironizoi premtimin kryesor nga Belind Këlliçi për transport publik falas në bashkinë e Tiranës.
Ai tha se me Këlliçin përballë Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës, kundërshtarët politikë i kishin bërë një dhuratë.
“Lali Erin e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë. Por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur firzamonikën. Kur thotë se do të bëjë transport publik falas. Mua më duket sikur thotë po ma gjetët firzamonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë” tha Rama duke qeshur. E përmendi sërish kete fakt teksa po mbillte pemë me Erion Veliajn. “Ku vajti Erioni? Iku ti gjejë firzamonikën atij tjetrit”
Rama bëri batuta për Termet Pecin dhe Damian Gjiknurin që i lidh bashke “tërmeti”. “Një foto mes ty tërmeteve, tërmeti i vërtetë dhe tërmeti artificial” , tha Rama. Një thirrje e kishte edhe për Pandeli Majkon që mbillte pemën për qarkun e Tiranës
Ai nuk i ka kursyer batutat me Bora Muzhaqin dhe Pandeli Majkon, kur tha se janë 3 brezat në PS.
“Hajde e Pandi se jemi Live bëjmë një foto…Mos na e prish o Pandi, se do thonë ka probleme me kryetarin. Ja tre brezat, gjyshi, baba dhe vajza”, tha Rama, pasi doli në foto me Pandeli Majkon dhe Bora Muzhaqin. Ndërsa kandidatin për Shkodrën Benet Becin, Rama e etiketoi si “dhëndrrin” e këtyre zgjedhjeve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.