Gazeta Si – Verrati ishte ndër më të mirët te PSG për ndeshjen me Juventusin, edhe pse skenën e morën Mbape dhe Nejmar. Pas fitores 2-1, italiani ngriti në qiell shokët e skuadrës:
“Jemi të lumtur që fituam ndaj një skuadre të madhe. Të përballesh me Juventusin është normale të vuash, por e rëndësishme është që këtë e bëmë të gjithë bashkë.
Është vërtet kënaqësi t’i shohësh të luajnë bashkë Mesin, Nejmarin dhe Mbape. Edhe ne në stërvitje nuk mësohemi me zotësinë e tyre. Goli i parë ishte i jashtëzakonshëm, por edhe i dyti ishte i bukur. Jemi të kënaqur që këta lojtarë i kemi në skuadër, ndërsa njerëzit në stadium i admirojnë”, – u shpreh Verrati.

Pastaj mesfushori komentoi episodin e zënkës mes Ramos dhe Paredes. “Një përplasje mes tyre nuk ishte fare e kuotuar, e bënin shpesh edhe në stërvitje. Do të kisha vënë bast shtëpinë se do të ziheshin në ndeshje. Janë të dy lojtarë me karakter të fortë, që e përjetojnë rezultatin”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




