Gazeta Si – Mes deklaratave pikante të protagonistëve para finales së sotme të Championsit, Mançester Siti-Inter, spikat ajo e portierit të skuadrës italiane, Andre Onana. Ai nuk i druhet kundërshtarit.
“Me shumë mundësi, ata janë skuadra më e mirë në botë, por duhet ta tregojnë këtë gjë në fushë. Ne do të luajmë për t’u mbrojtur, për të përfaqësuar Interin dhe për të bërë historinë. Nuk do të jetë e lehtë, por e riktheksoj, ata duhet ta vërtetojnë se janë më të mirët.

Ne do të jemi aty, do të bëjmë ndeshjen tonë. Mançester Siti ka më shumë presion se ne, unë jam shumë i qetë. Në jetë kam frikë vetëm Zotin, por ai nuk do të jetë në fushë. Njerëzit mbeten njerëz”, – është shprehur portieri kamerunas, që sot në mbrëmje do të ketë një detyrë të vështirë përballë sulmuesve të Mançester Sitit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




