Gazeta Si – Gabriel Omar Batistuta, ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Fiorentinës, në një intervistë për ‘La Nacion’, ka folur edhe për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Ai ka shprehur disa mendime personale në lidhje me kontributin që ‘Pibe de Oro’ ka dhënë për futbollin dhe të apasionuarit pas tij.
Sipas Batistutës, Maradonës asnjëherë nuk iu kthye ajo që ai dha. “Kur mendoj për të, ndihem në borxh. Është një ndjesi e çiditshme”, – ka theksuar Batistuta.

“Nuk jam dakord me 60% të gjërave që ka bërë, por ne çfarë kemi bërë për t’u kujdesur për të? Çfarë bëra unë, si tifoz, apo dhe shoqëria jonë? Nuk kemi bërë asgjë… Ai na dha gjithçka dhe ne nuk i kthyem mbrapsht asgjë.
Druaj se që në fillim askush nuk ka bërë asgjë për Diegon. Imazhi i fundit i Maradonës në tv ishte i dhimbshëm. Kur e pashë, thashë me vete ‘ky njëri ka vdekur, është një fantazmë’. Besoj se e kishin marrë aty për të përfituar prej tij”, – është shprehur ish-lojtari i shquar argjentinas, Batistuta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.