Dy persona janë arrestuar në Tiranë, dy janë shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lire me akuzën për vendosjen e basteve sportive në mënyrë të paligjshme.
Policia ndërhyri pasditen e të shtunës në lokalin “Las Vegas” në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, duke arrestuar Ledjon Xhezairin dhe Kledi Bunacën.
Ndërsa në kërkim u shpall Urim Topuzi dhe Edison Nazifi, kurse Lulo Hasani po hetohet në gjendje të lirë. Pronari i lokalit, Urim Topuzi dhe menaxheri Edison Nazifi janë arratisur në momentin e operacionit.
Policia njofton se nga kontrolli në lokal, janë sekuestruar një sasi parash prej 900 000 lekë të rinj si dhe një sasi parash në valutë në shumën prej 2.975 euro, të cilat u gjenden në sirtarin e banakut të lokalit.
Sipas policisë, bëhet fjalë për para të cilat ishin përfituar nga aktiviteti i kundraligjshëm, si dhe janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë aparatë telefonik celularë të cilët shërbenin për vendosjen e skedinave dhe basteve sportive për ndeshje të ndryshme futbolli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.