Katër persona janë arrestuar në Korçë, në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit. Policia thotë se janë sekuestruar 5 aparate celularë, të cilët përdoreshin për vendosjen e basteve sportive të palejuara.
Në pranga kanë rënë, E.P., 21 vjeç, banues në Korçë; Xh.K., 21 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë; A.L., 32 vjeç, banues në Korçë; G.K., 44 vjeç, banues në Korçë dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Xh. G., 21 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




