Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Tiranë, 2 janë shpallur në kërkim dhe pronari i një lokali ku organizoheshin lojëra fati është vënë nën hetim.
Policia njofton se në kuadër të operacionit policore të koduar “Seria A” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 34 vjeç, dhe A. K., 61 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
U shpallën në kërkim shtetasit A. C., 44 vjeç, dhe V. D., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Po në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. D., 34 vjeç, pronari i lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në Laknas, që shtetasi L. D. e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e këtyre lotarive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




