Michael Carter-Williams ishte zgjedhja e 11 në “NBA Draft 2013”. Në sezonin e parë me fanellën e Philadelphia 76 Sixers, ai realizoi mesatarisht 16.7 pikë për ndeshje, 6.3 asists dhe 6.2 ribaund duke lënë pas dikë si Giannis Antetokounmpo në klasifikimin e Lojtarit të ri më të Mirë në NBA. Mirëpo që nga ai moment, shifrat e tij ranë në mënyrë drastike.
🔸2014 – 16.7 P/N
🔸2015 – 14.6 P/N
🔸2016 – 11.5 P/N
🔸2017 – 6.6 P/N
🔸2018 – 4.6 P/N

Për pjesën më të madhe të kohës në këto sezone ai luante si rezervë dhe më shumë qëndronte në stol. Si rezultat, në vitin 2023 u tërhoq nga parketi. E meqënëse ishte ende në fillimin e të 30-ve, Carter-Williams vendosi të ushtronte një tjetër sport dhe fillimi nuk është aspak keq. Sigurisht që ai nuk është i vetmi ish basketbollist që ka provuar të boksojë. Deron Williams, Nate Robinson, Nick Young dhe madje Shaquille O’Neal u ngjitën në ring në një moment.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.