Gazeta Si – Peja është shpallur kampione e Ligës Unike në edicionin e dytë të këtij kompeticioni mes ekipeve kosovare dhe shpiptare në bsaketboll për meshkuj. Ajo mundi në finale Golden Eagle Yllin, me rezultatin 87-72.
Finalja u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në pallatin e sportit “Karakagaçi”. Loja u dominua nga skuadra e Pejës. Ajo e fitoi periodën e parë 23-19, të dytën 26-15, të tretën 20-19 dhe në fund u fiksuan shifrat 87-72.

Dardan Berisha u shpall lojtari më i mirë i finales së Ligës Unike. Ai dhe Lekndreaj e udhëhoqën Pejën drejt këtij seksesi. Trofeun e kampionit ia dorëzuan kapitenit Berisha presidenti i Federatës së Basketbollit Kosovar, Arben Fetahu, si dhe kryetari i bordit drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



