Lojëra me Dore

Basketboll/ Krijohet Liga Unike edhe për femrat, 6 skuadra në edicionin e parë

Pas meshkujve, edhe basketbolli i femrave do të ketë Ligën Unike, kampionatin që bashkon skuadrat nga Shqipëria dhe ato nga Kosova. Lajmi është bërë i ditur nga faqet zyrtare të dy federative në rrjetet sociale.

Liga Unike në basketboll për femra do ketë 6 skuadra në edicionin e saj të parë, 3 nga Shqipëria dhe konkretisht Flamurtarin, Tiranën dhe Partizanin, si dhe 3 nga Kosova, që janë Bashkimi, Prishtina dhe Penza.

Ky turne është menduar të organizohet me sistemin vajtje-ardhje, por ende nuk ka një datë zyrtare për fillimin e ndeshjeve, që do të jenë 10 gjithësej. Në fazën finale mbeten 4 skuadra, që do të diskutojnë mes tyre trofeun. Në Ligën Unike të basketbollit të meshkujve marrin pjesë 2 skuadra më shumë se te femrat, 8 në total.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë