Gazeta Si – Dy skuadrat finaliste të këtij edicioni të Ligës Unike në basketboll për femra janë Prishtina dhe Bashkimi. Ato luftojnë këtë sezon edhe për titullin kampion dhe finalja pritet të dhurojë emocione.
Në gjysmëfinale të Ligës Unike Bashkimi mundi Tiranën me rezultatin e thellë 73:54, kurse Prishtina eliminoi Penzën me rezultatin 74:57.
Për Bashkimin është finalja e parë në Ligën Unike, aktivitet mes skuadrave shqiptare dhe kosovare në basketboll. Prishtina ndërkohë do ta tentojë për herë të dytë këtë trofe, pas atij të edicionit të parë. Vitin e kaluar trofeun e fitoi Partizani. Tirana dhe Penza do të luajnë për vendin e 3-të.
Liga Unike në basketbollin e femrave po zhvillohet në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Pak ditë më parë u zhvillua në Vlorë Liga Unike në basketbollin e meshkujve, ku triumfoi Trepça, që në finale mundi Yllin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.