Gazeta Si – Piloti rus, djali i oligarkut Dmitri Mazepin, u largua nga skuderia Has, pasi emri i tij ishte përfshirë në listën e zezë të Bashkimit Europian.
Trupa e drejtësisë së Bashkimit Europian ka dhënë miratimin për kthimin në pistë të Nikita Mazepin. Piloti 24-vjeçar rus, para nisjes së sezonit 2022, u largua nga Has për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë. Djali i miliarderit Dmitri Mazepin bënte pjesë në listën e zezë të BE-së dhe SHBA-ve për lidhjet me Putinin pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Mazepin mund të kthehet të garojë në Europë, por me një flamur neutral, siç parashikon rregullorja e federatës ndërkombëtare.

Në komunikatë shkruhet se presidenti i gjykatës ka vendosur “ta lejojë Mazepin të garojë si pilot profesionist i Formula 1, apo si pilot i kampionateve të tjera të sporteve motorike që zhvillohen edhe ose vetëm në territorin e Bashkimit Europian. Ai mund të marrë pjesë në gara, prova, stërvitje dhe sesione të lira të F.1 dhe kampionate të tjera brenda BE-së”.
Respekti i principeve të të drejtave europiane është i mbrojtur nga Trupa edhe në lidhje me çështjen delikate të sanksioneve ndaj Rusisë. Në këtë sens, bëhet e mundur që një pilot i ri i Formula 1 të mos e mbyllë karrierën kaq shpejt. Është vlerësuar po ashtu se Mazepin nuk ka lidhje me arsyet, që kishin motivuar përfshirjen në listën e të ndëshkuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



