Gazeta Si – Bashkia Lezhë ka paralajmëruar qytetarët e saj për reshje të dendura shiu që mund të sjellin përmbytje dhe rrëshqitje dheu
Në një njoftim në faqen e saj në Fb, bashkia thotë se për çdo rast emergjence është lënë një numër telefoni në dispozicion.
“Sipas parashikimeve të motit, parashikohen reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë, të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h”, – thuhet në njoftim.
Këtë javë, IGJEUM ka parashikuar se një pjesë e madhe e territorit shqiptar, kryesisht zona veriore, do të reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




