Ka ndodhur

Bashkia e Lezhës lajmëron banorët: Priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje

Nga Gazeta Si- Në Lezhë priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje në orët në vijim. Me anë të një lajmërimi në rrjetin social Facebook, bashkia Lezhë ka deklaruar se sipas të dhënave nga shërbimi Meteorologjik, situata pritet jo e mirë.

Bashkia e Lezhës thotë se shërbimet e emergjencës do të jenë në gatishmëri për çdo rast problematik. Megjithatë, përveç masave, kanë vënë në dispozicion të banorëve edhe një numër telefoni për çdo vështirësi që mund të krijohet.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se priten reshje të dendura shiu dhe përmbytje! Përveç masave që do të marrim ne, ju lutemi banorëve që për çdo rast emergjent të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: +355 68 331 2049”, njoftoi bashkia e Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë