Policia e Korçës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi ka bashkëpunuar me dy transportues klandestinësh për të transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Kolonjë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Milec, Kolonjë”, thuhet në njoftimin e policisë.
23-vjeçari rezulton të jetë bashkëpunëtor i dyshuar i dy shtetasve F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç (të arrestuar në flagrancë), të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




