Bashkëpunimi me vendet e huaja është një ndër pikat më të forta të strategjusë së re anti-korrupsion të administratës së Biden në SHBA.
Për implementimin e kësaj strategjie, qeveria amerikane do të mbështetet në 5 pika përforcuese.
-Modernizimi, koordinimi dhe financimi i përpjekjeve të qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Kjo do të mundësohet duke analizuar aktorët kryesorë të korrupsionit dhe rrjetet e tyre, vendosjen e kësaj luftë si primarë në të gjitha departamentet shtetërore dhe forcimin e ligjit.
-Ndalimi i ekonomisë informale. Subjektet korruptive mbështeten në boshllëqet e sistemit financiar të SHBA-së dhe ato ndërkomëbare për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Si ekonomia më e madhe në botë, SHBA kërkon adresimin e hapësirave dhe dobësive në sistëmet rregullatore si transparenca, pronësia, transaksionet në tregun imobiliar. Si edhe bashkëpunimin me vendet e tjera.
-Mbajtja nën kontroll e subjekteve korruptive. Mbrojtja e shoqërisë civilie, medias dhe sidomos asaj investigative është parësore. Do të ketë një nismë në bashkëpunim me vendet e tjera për mashtrimet ndërkufitare. Puna me sektorët privatë do të forcojë më tepër programin e anti-korrupsionit.
-Ruajtja dhe forcimi i strukturës anti-korrupsion. Marrëveshjet dhe iniciativat me shtete të tjera si me G7 dhe G20 mbi transparencën dhe masat kundër korrupsionit.Ngritja e një instituti që targeton korrupsionin në financa, tregti dhe burimet njerëzore. Rijetësimi i disa iniciativave si Partneriteti i Qeverisë së Hapur dhe Iniciatiave e Transparencës në Industri.
-Përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rritja e ndihmës së jashtme për të arritur qëllimet kundër korrupsionit.
Departamentet do të raportojnë vit për vit arritjen e synimeve të tyrë në strategjinë kundër korrupsionit.
Në dokumentin e publikuart nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ky është një kapitull i ri që po hap SHBA në luftën kundër korrupsionit.
Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.