Lulzim Basha ka deklaruar se do ta çojë vulën e PD deri në Strasburg, një deklaratë që më herët e kishte përcjellë edhe Berisha nëse Apeli do të vendoste në favor të palës tjetër.
“Nga njëra anë mërzi dhe zemërim, me faktin që padrejtësia e mishëruar në vendimin e 11 qershorit, është po kështu edhe produkt i një pazari në kurriz të shqiptarëve për interesat e dyshes së vjetër, e tangos së vjetër midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, por kundër interesave të shqiptarëve natyrisht dhe natyrisht dhe kundër interesave të opozitarëve dhe kundër interesave të demokratëve.
Kjo është ndjesia e parë, sepse në këtë aspekt profesional, juridik, politik, askush nuk mund të pranojë dhe nuk priste një vendim të tillë. Por nga ana tjetër e fortë dhe e pandalshme është dhe vendosmëria për të mos u tërhequr, për të mos pranuar këtë padrejtësi të tillë, për ta ndjekur në çdo shkallë, deri në shkallët e drejtësisë europiane këtu ku ndodhem në Strasburg.
Dhe nga ana tjetër për t’iu dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë, me pak fjalë është emërues i përbashkët i takimeve që kam zhvilluar. Nga ana tjetër sigurisht është që të mos mbetemi peng i këtij diskutimi procedurial. Ne e kemi alternativën, ne e kemi programin...”është shprehur Basha për Top News
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.