Politike

Basha: Vula e PD? Zero shanse të shkojë te Berisha, gjykata të zbatojë ligjin si duhet

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, tha të martën se ka zero shanse që vula e PD-së të shkojë te Berisha. Për pasojë, ai bëri thirrje që gjykata të zbatojë ligjin si duhet.

“PD zyrtare është PD zyrtare dhe do mbetet PD. Nuk ka asnjë shans, zero shanse që ky realitet të ndryshojë me ligjin dhe ligjet aktuale në fuqi. Prandaj mos t’i mbajmë njerëzit me shpresa të rreme, gjithmonë e më pak njerëz po i përtypin këto gënjeshtra me të cilat mundohen të mbajnë njerëzit lidhur pas tyre. PD kështu është dhe kështu do të jetë. Gjykata ka për detyrë të zbatojë ligjin. Ligji është i qartë, nuk është një situatë më dritëhije, është bardhë e zi. PD në kuptimin ligjor të fjalës ndodhet në zonën e bardhë dhe cdo pretendim për t’iu mbivendosur ndodhet në zonën e zezë me zero shanse për të triumfuar në një proces të rregullt ligjor", tha Basha në një intervistë për “Report Tv”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë