Politike

Basha: Turizmin do e trajtoj si projekt madhor kombëtar

Gjatë shpalosjes së programit të PD-së për turizmin,  Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u angazhua se do ta trajtojë këtë sektorë si projekt madhor kombëtar.

  “Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi nga qeverisja jonë. Kjo është rruga për ta vendosur Shqipërinë të parën.

Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%

Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40.000 në 80.000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë.

Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë.

E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike: bregdetare, malore rurale dhe kulturore”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë