Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike.
“Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën. Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian. Dhe në kuadër të kësaj kemi edhe këto propozime. Në fund të fundit, çfarë janë? Plotësimi i kritereve të Bashkimit Europian për kapitujt e rendit dhe sigurisë dhe të drejtësisë, të konkurrencës, të drejtave politike, luftës kundër korrupsionit. Si mund të na ndihmoni? Me angazhim politik”, u shpreh Basha gjatë bisedës me studentët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.