Politike

Basha shpall sloganin dhe programin e PD për zgjedhjet 2025 me simbolikën kuq e zi

Lulzim Basha ka publikuar sloganin me të cilën PD-ja zyrtare do të garojë për zgjedhjet parlamentare 2025: “Shqipëria meriton më shumë”

Basha e ka shoqëruar sloganin me foton e flamurit shqiptar.

Sipas zyrës së shtypit të PD-së zyrtare, Basha ka synuar që përmes simbolikës kuq e zi, PD të përcjellë mesazhin e gjithëpërfshirjes  nga veriu në jug.

Të shtunën, Basha do të shpalle edhe programin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku pritet të fokusohet tek  lufta kundër korrupsionit, kundër varfërisë, emigracioni, arsimi etj.

Basha do ta shpalosë programin tek Parku Olimpik në orën 11.00 ku paralelisht një tjetër përfaqësues nga e djathta, Agron Shehaj do të shpallë lëvizjen e re politike; ‘Mundësia’ tek Pallati i Kongreseve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë