Politike

Basha s’heq dorë nga vula, por bashkëpunëtori tij Alibeaj zyrtarizon largimin nga grupi i PD

Nga e shkruara në Facebook, Enkelejd Alibeaj, ka kaluar në veprime konkrete kur paralajmëroi se pas vendimit të Apelit, ai do të shkëputet zyrtarisht nga grupi parlamentar i PD-së.

Të hënën në mëngjes në sekretariatin e Kuvendit është dorëzuar kërkesa për të qenë deputet i pavarur.

Pak ditë më parë, ai tha se nuk mund ti përkiste sojit politik të Berishës, e për pasojë do të shkëputej zyrtarisht nga grupi i PD-së.

Kërkesa e Alibeajt për të zyrtarizuar qëndrimet e tij shihet më shumë si mesazh ndaj Lulzim Bashës i cili sërish sot (e hënë) këmbënguli se nuk do të heqë dorë nga beteja ligjore për të rimarrë vulën e PD.

Basha tha se do ta çojë vulën deri në Strasburg ndërkohë që bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, ndryshe nga ai, ka lënë qartazi të kuptohet se beteja duhet të jetë për një tjetër forcë politike, sa kohë zyrtarizoi është shkëputjen nga grupi.     

Enkelejd Alibeaj ishte i pari gjithashtu që deklaroi pas vendimit te Apelit se do ta respektonte plotësisht vendimin e gjykatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë