Politike

Basha, Metës: Ti je simbol i pazareve, dikur e akuzoje Berishën tani e mbron

Lulzim Basha ka replikuar në distancë me Ilir Metën kur ky i fundit e beri pergjegjës se nuk kishte marrë masa për të shmangur vrasjet në Bulevard më 21 janar.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha shkruan se drejtësia ka shumë për të zbardhur për 21 janarin.

Basha akuzon Metën se është simbol i pazareve në kurriz të shqiptarëve duke e shoqëruar me një video-montazh kur Meta dikur akuzonte Sali Berishën për 21 janarin dhe i kujtonte se kishte dhënë dorëheqjen vetëm për Shkëlzen Berishën.  

“Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund.

Mashtrimet ordinere dhe zig-zaget e përditshme nuk mund t'i fshehin faktet të cilat janë para syve të çdo shqiptari. I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast.

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën, ndërsa distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për fitoren e saj”, shkruan Basha.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë