Politike

Basha: Rama po tallet botërisht me bektashinjtë, s’e njeh fare realitetin  

Kryetari i grupimit ‘Demokratët Euroatlantikë’, Lulzim Basha, tha se kryeministri Edi Rama po tallet me shqiptarët kur flet për krijimin e një shteti bektashi.

“Edi Rama tallet me bektashinjtë. Edi Rama është kryeministër i shqiptarëve, nuk është Kryegjyshi. Si kryeministër i shqiptarëve nuk është aty për t’u marrë me kryegjyshatën, por për të zgjidhur problemet e vendit. Tregon që ky sillet si një ufo, është jashtë realitetit, nuk ka asnjë lidhje me hallet e shqiptarëve, me problemet e shqiptarëve, me shqetësimet e shqiptarëve, me dëshirat e shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre. Nuk ka asnjë lidhje dhe tallet botërisht me bektashinjtë në radhë të parë. Tallet me bektashinjtë sepse bektashinjtë shqiptarë kanë derdhur gjak për flamurin kuq e zi. Kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rilindjen kombëtare dhe në pavarësimin e Shqipërisë.

Kur bektashinjtë vet kanë luftuar për Shqipërinë dhe për shtetin e Shqipërisë, del ky tani dhe thotë do bëjmë shtetin e bektashinjve. Është një tallje në radhë të parë që tregon se sa i shkëputur është Edi Rama, se si është izoluar tërësisht nga shqiptarët dhe problemet e tyre”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë