Politike

Basha: Rama po kthen në PD aleatin e vjetër Berisha, rruga e vetme për mbijetesë mes tyre  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas kërkesës së  Gazment Bardhit drejtuar Kuvendit, për të rikthyer në grup Sali Berishën dhe disa deputetë të tjerë që ishin përjashtuar.

“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në: Aleancën e tyre kundër SPAK. Lirimin e të dënuarve për korrupsion Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008. Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarve. Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar "non grata" nuk do të jetë pjesë e PD”, tha Basha. Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen pa kushte të SPAK si dhe kërkesat e tij për reformën zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë