Kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi përmes një postimi në Facebook kryesisht për konferencën për shtyp të mbajtur nga Edi Rama mbi arritjet e qeverisë, gjatë vitit që po lëmë pas.
“Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe.
Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.
Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thotë se ‘çdo gjë është në rregull’.
Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t’i zgjidhësh ato?
Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re…”, shkruan Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.