Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.
Basha shpjegoi detajet e programit, për të dalë tek efektet që do të ketë për biznesin në përgjithësi dhe për prodhuesit shqiptar në veçanti.
“Në rrafshin e reformës fiskale, ne i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%. Sikundër, uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë…”, tha Basha.
Ai përsëriti premtimin për heqjen e taksës mbi karburantin dhe reformë tëresore të inspektoriateve.
“Ulja e çmimit të karburantit do të vijë nëpërmjet eliminimit të taksës Rama, 240 lekë të vjetra, 24 lekë të reja për çdo litër, taksë e cila u aplikua, vit pas viti që nga vitit 2014 dhe 2015 dhe që e bëri karburantin shqiptar më të shtrenjtin në Ballkan…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.