Politike

Basha prezanton programin: 20 mijë euro për fëmijën e 3-të, rritje pensioneve, 9% taksa e sheshtë, tatim 9% për profesionet e lira, ju heq vizat me SHBA dhe ju kthej pronën

Lulzim Basha prezantoi nga Parku Olimpik në Tiranë, programin elektotal, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Pjesë e programit të Bashës, është fondi për mirëqënien e familjes, nga ku premtoi se do të jepen 2000 euro për çdo bebe që lind dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Në fjalën e tij hapëse, Basha u shpreh se PD është e vetmja forcë politikë në Shqipëri që mund të hartojë një program të mirëfilltë për zhvillimin e vendit pasi kjo parti nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por të mbarë shqiptarëve.

Basha tha se Kuvendi Programor ka synim të pasqyrojë problematikat e shumta që, sipas tij, ka shkaktuar ‘keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama’.

Basha theksoi gjithashtu mbështetjen e Partisë Demokratikë ndaj institucioneve të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

Ai tha se “PD do të mundësojë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsion, në reformat e vërteta që do sjellin mirëqenie”.

“Unë shpreh sot dhe bindjen time personale se një Shqipëri e drejtuar nga PD, e reformuar në cdo sektor do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 vjeçarit tonë të parë”, tha Basha

Programi elektoral i PD-së:

FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:

2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete

30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:

Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjeçare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16

3. NEXTGEN:

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës. Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS!

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE

Çdo vit do të akordohen 100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë

50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE periodike DHE BONUS PERIODIK për pensionet e ulëta (25.OOO leke)

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT

Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:

5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

13. GJYKATA E AUDITIT

14. Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë