Politike

Basha poston videon me fokus Veliajn: Banditët do t’i çojmë ku e kanë vendin

Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk lë takim pa e përmendur, por kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vetëm sot përmes një video e ka përfshirë në targetin e tij të kritikave Erion Veliajn.

Basha shpërndau një video ku së fundmi ka përfshirë edhe kryebashkiakun emri i të cilit është lakuar nga një palë e tretë nga përgjimet e fundit italiane. Si pasojë e këtyre përgjimeve në Itali u prangosen shumë persona pjese e grupit mafioz “Ndrangheta”.

Në videon e PD-së krahas Ramës dhe Veliajt janë përfshirë edhe Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.

” Bashkë do t’i çojmë banditët aty ku e kanë vendin”, thuhet në videon e Bashës.

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.

Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha, bashkëngjitur videos.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë