Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka tradhtuar efektivët e policisë, duke i dalë në mbrojtje krimit.
Në një reagim në rrjetet sociale pas kallëzimit që dy policë i bënë kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, kryedemokrati thotë se këto janë pasojat e modelit që sundon vendin.
“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin, – shkruan Basha. – Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka”, – shton ai.
Më herët, kryeministri Rama tha se për rastin konkret është bërë një denoncim dhe çështja mes palëve do të zgjidhet në rrugë ligjore. Ai tha se Ndreu ka bërë shumë gabim dhe duhet të përgjigjet në rrugë ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




