Politike

Basha përgënjeshtron lajmin se kishte ndërruar jetë: Ndoshta disa do trishtohen por jam gjallë e mirë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ka përgenjeshtruar një lajm ku thuhej se ai kishte ndërruar jetë në një aksident automobilistik.

Basha shkruan se ndoshta disa do trishtohen nga ky përgënjeshtrim dhe sipas tij, njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.

Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë