Politike

Basha paralajmëron Ramën: Në burg, bashkë me kriminelët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar mesazhe të forta politike nga Shkodra, ku mori pjesë në shpërndarjen e kartave për anëtarësimet e reja në këtë forcë politike. Sipas Bashës, është koha që shqiptarët të bëhen bashkë në këto ditë të vështira për vendin.

“Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët  e drogës dhe të dhunojë qytetarët  e ndershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrojnë pronën dhe shtëpitë ë tyre”, u shpreh Basha.

Basha vuri theksin te mungesa e mbajtjes së premtimeve nga ana e Ramës, ku sipas tij i gënjeu shqiptarët para së gjithash për hapjen e 300 mijë vendeve të punës dhe shendetësinë falas.

Kryedemokrati i kujtoi burgun Ramës kur tha se kriminelët të mos tentojnë ta marrin në telefon “pasi së shpejti do t’ia u sjellim aty, në burg”.

“Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qëndruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë. Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyre të pista nga burgu, për të komunikuar me Ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën, – vijoi Basha. – Së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën aty ku jeni ju, bashkë më kriminelët  e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e Shkodrës. Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë  për të realizuar ëndrrën Shqipëria si gjithë Europa”, – vijoi ai mes të tjerash.

Basha e cilësoi Ramën një përdhunues të zgjedhjeve, ndërsa vijoi sulmet në drejtim të bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

“Rama është një përdhunuesi serial i zgjedhjeve. Ndërsa Gjiknuri duhet të ishte në burg dhe jo në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai nuk është komisioni, por në pjesën më të madhe është komisioni i paraburgimit të Gjiknurit dhe të gjithë atyre të përfshirë në skandale. Atë paçavure nuk e njohim dhe nuk do ta njohim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë